Një tjetër gjeneral rus i vrarë në Ukrainë

schedule17:17 - 25 Mars, 2022

schedule 17:17 - 25 Mars, 2022

S’kanë të ndalur humbjet për ushtrinë ruse ditën e sotme.
Mediet e huaja raportojnë se një gjeneral rus është vrarë në Ukrainë.

Bëhet fjalë për komandantin e Ushtrisë së Kombinuara të Armëve të 49-ës, Yakov Ryezantsev. Sipas këshilltarit presidencial ukrainas, Oleksiy Arestovych, gjenerali rus u vra në frontin e luftë në Kherson.
Lexo edhe: Humbje e re për Putinin, zyrtari ukrainas: Një komandant rus u vra nga ushtria e tij

Një numër i lartë ushtarësh të gradave të larta rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, që prej nisjes së luftës, 24 shkurt, me zyrtarë perëndimorë që thanë të hënën se të paktën pesë gjeneralë kishin vdekur në konflikt deri më tani./abcnews.al/