Matja e peshës trupore është mënyra kryesore për të monitoruar efektet e dietës sonë. Megjithatë, për të përfituar nga informacioni i marrë, është e rëndësishme të peshoheni në kohën e duhur. Cila është koha më e mirë për të matur peshën trupore? Sa shpesh duhet të peshohemi?
Edhe pse mund të kontrolloni peshën tuaj në çdo moment të ditës, ekspertët këshillojnë ta bëni në mëngjes, pasi të shkoni në tualet dhe para vaktit, sepse kështu do të merrni informacionin më të saktë. Këshillohet gjithashtu që të matni veten në të njëjtën ditë çdo javë, që të krahasoni peshën nga java në javë.
Nutricionistja Dr. Lisa Young beson se për këtë aktivitet duhet zgjedhur e marta, sepse e hëna është shumë afër fundjavës, kur shumë njerëz e teprojnë me ushqimin. /abcnews.al