Një ngjarje interesante ka ndodhur në një stacion zjarrfikës në Virxhinia. Kjo pasi tre zjarrfikës u bënë prindër në të njëjtin spital brenda 24 orëve.
Lajmin e bukur e bëri të ditur Qendra Mjekësore Rajonale Spotsylvania përmes një postimi në Facebook, ku thoshte se tri foshnje lindën brenda 24 orëve në objektin e këtij spitali dhe baballarët e tyre punojnë si zjarrfikës në bazën e ushtrisë Fort Belvoir.
“Jemi të lumtur që mirëpritëm këta të vegjël në botë”, thuhet në postim.
Ndërsa baballarët Kyle Dean, Kyle Frederick dhe Michael Irvine u shprehën se kishin bërë shaka në javët para lindjes se si do të ishte nëse tri foshnjat do të përfundonin me një ditëlindje./abcnews.al