Forcat ruse kanë mundur të krijojnë një korridor tokësor nga rajoni i Donetsk-ut për në Krime. Lajmin e bëri të ditur ministria ukrainase e Mbrojtjes.
“Armiku arriti që të krijonte me sukses një korridor tokësor mes Republikës Autonome të Krimesë të pushtuar përkohësisht dhe një pjese të rajonit të Donetsk”, thuhet në një postim në rrjet.
Kujtojmë se Rusia e aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014. /abcnews.al/