Rreth gjysma e popullsisë së qytetit lindor të Kharkiv është larguar nga vendi për shkak të pushtimit dhe sulmeve të herëpashershme ruse prej një muaji. Mediat e huaja bëjnë me dije se ato që kanë qëndruar në qytet tashmë po përballen me mungesë të ushqimeve.
Një ditë ma parë në një pallat u krijua një linjë teksa fqinjët prisnin ndihmën e Kryqit të Kuq.
“Midis atyre që qëndruan, ka njerëz që mund të ecin vetë, por shumë që nuk mund të ecin, të moshuar”, tha Hanna Spitsyna, e cila shpërndau ushqimin nën zhurmën e shpërthimeve pas saj.
Kharkiv ka qenë nën rrethim nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit, me bombardime të pamëshirshme që i kanë detyruar njerëzit të flenë në stacionet e metrosë dhe në bodrume.
Ndërkohë qeveria e Ukrainës ka bërë me dije se ka pasur bombardime ndaj një grupi njerëzish që prisnin ndihmë diku tjetër në qytet ku si pasojë 6 persona humbën jetën. /abcnews.al