Nga Edi Oga
Nëse ende mendojmë se vetëm pluralizmi politik sjell demokracinë e vërtëtë, na duhen të paktën dy parti të mëdha. Për momentin kemi vetëm një e ajo vazhdon të zmadhohet, se përballë ka boshllëk!
Demokratë!
Shqiptarët nuk ua kishin borxh këtë që bëtë, prandaj nxitoni të pajtoheni e të bashkoheni!
Harrojini sharjet, fyerjet, pështymat, ofendimet, kërcënimet, hunjtë dhe gazin. Bashkohuni në një parti të vetme. Na riktheni Partinë Demokratike me fuqi qeverisëse të vitit 2005. Nëse vetëm Sali Berisha ju frymëzon, ju mbledh dhe ju vë në rresht, bëjeni.
Bëjeni për veten tuaj, bëjeni për shqiptarët. Mbase ju që nuk e mbani mend sistemin e kaluar, ose ju që jeni më të rinj, nuk e keni idenë se ç’do të thotë të jetosh vetëm me një parti. Prandaj bashkohuni, rrituni dhe forcohuni.
Shqiptarët kanë nevojë për një alternativë. Nevoja për ndryshim mund të bëjë të vini në pushtet më shpejt ngase e mendoni. Mbase edhe më shpejt ngase e meritoni.
Demokratë, ju veç bashkohuni!
/abcnews.al