Nafta dhe gazi rus mund të paguhen edhe me Bitcoin

schedule08:50 - 25 Mars, 2022

schedule 08:50 - 25 Mars, 2022

Rusia mund të pranojë Bitcoin nga disa vende si pagesë për naftën dhe gazin, sipas një zyrtari të lartë, Pavel Zavalny, shkruan BBC

Vendet “miqësore” gjithashtu mund  të paguajnë me monedhat e tyre lokale. Zavalny, i cili kryeson komitetin e Dumës Shtetërore të Rusisë për energjinë, përmendi Kinën dhe Turqinë si ndër vendet që nuk ishin të përfshirë në presionin e sanksioneve.

Në fillim të kësaj jave, presidenti rus Vladimir Putin tha se ai dëshironte që vendet “jomiqësore” të blejnë gazin e saj me rubla.

Ky vendim synon të nxisë monedhën ruse, e cila ka humbur mbi 20% të vlerës këtë vit. Rusia është eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror dhe furnizuesi i dytë më i madh i naftës.

/abcnews.al