Gjyqet publike? Nga Elsa Lila tek përplasjet online, gjuha ekstreme në to

schedule18:31 - 24 Mars, 2022

schedule 18:31 - 24 Mars, 2022

Lajmi i Elsa Lilës ishte më i zhurmshmi i këtij viti për të gjithë shqiptarët. Klaudia Hila dhe Anisa Zaçe në ‘Abc e Pasdites’ dhanë mendimin e tyre në lidhje me këtë ngjarje. E pyetur nga Ermal Pecçi se sa e vështirë është të ndahet artisti nga individi në jetën e përditshme, psikologia Anisa Zaçe shprehu:

“Padyshim që është e vështirë të ndahen. Kur je figurë publike, qoftë artistët, qoftë moderatorët ku dashur pa dashur publiku krijon idenë e tij.Domosdoshmërisht patjetër që individi që e shikon nga ekrani mendon që ky njeri është e njëjta figurë, është pak e vështirë dhe definitivisht e ka brenda këtë pjesë të vetes”.

Ndërkohë Klaudia Hila nënvizoi se nuk e kupton pse buron e keqja kaq me vrap dhe jo e mira: “Për çdo gjë kryqëzohen. Në fund të ditës ata janë njerëz, gjithsecili bart përgjegjësinë e një familjari, edhe Elsa Lila është mamaja e një vajze. Çdo gjë duhet gjykuar me një këndvështrim tjetër” /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!