Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk këtë të enjte ka pohuar se është bërë “shkëmbimi i parë i plotë’ i robërve të luftës.
Vereshchuk përmes një postimi në rrjetet sociale transmetojnë mediat e huaja ka pohuar se 11 marinarë civilë rusë u kthyen në vendin e tyre pasi u shpëtuan nga një anije e fundosur pranë qytetit port të Odesa.
Ndërkaq në këmbim të tyre janë lënë të lirë edhe 19 marinarë civilë ukrainas të cilët kanë qenë në gjendje të kthehen në shtëpi pasi anija e tyre e shpëtimit, Sapphire, që u kap nga forcat ruse.
Ndër të tjera në postimin e saj ajo ka bërë me dije se shkëmbimi është bërë me urdhër të presidentit Zelenskyt./abcnews.al