Lojtari i fundit që ka rënë në radarët e një skuadre të njohur është lojtari i Real Sociedad, Adnan Januzaj, për të cilin Milan mund ta transferojë me parametra zero në fund të sezoniit
Mediat italiane shkruajnë se gjasat janë të mëdha që pas Divock Origi, Milan të arrijë marrëveshje edhe me belgun tjetër, Januzaj.
27-vjeçari ka luajtur me skuadra si Manchester United, Sunderland e Dortmund, para se të kalonte te Sociedad. Këtë sezon Januzaj ka kontribuar në katër gola e tri asistime në 36 ndeshje me Sociedad.
Lojtari i përshtatet Milanit, pasi mund të luajë në të dy krahët, por edhe në qendër pas sulmuesve. /f.a/abcnews.al