Kriza ekonomike, Shehi: Qeveria përgjegjëse, nuk zgjidhet me arnime, por masa reale

schedule13:08 - 24 Mars, 2022

schedule 13:08 - 24 Mars, 2022

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi në fjalën e tij në kuvend këtë të enjte është shprehur se është për të ardhur keq që vendi ynë ndodhet në këtë situatë për shkak të rritjes së çmimeve dhe e gjithë kjo ndodh për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë.

Shehi në fjalën e tij ka theksuar se kriza nuk nisi me futjen e tankeve në Ukrainë, por ka muaj që është prezente në tregjet ndërkombëtare ndërkohë që qeveria jonë nuk ndërmori asnjë lëvizje.

Sipas tij është e rëndësishme që dhe në këtë situatë ku ndodhemi të subvencionohen bujqit dhe të mos lëmë pa punuar shumë sipërfaqe.

Kjo është një dramë ndërkombëtare dhe se në të gjithë botën po ngrihen bota, por është e vërtetë se në botë merren masa reale, jo arnime siç po ndodh te ne. Kjo është një krizë që do të përgjigjet për 2-3 vjet jo për 2 dhe 3 muaj, kjo është një përgjegjësi e qeverisë pasi kriza ka muaj që është dhe qeveria duhet që ta kishte parashikuar. Këtu ndodhemi në emergjencë është emergjencë ndërkombëtare u japim nga një copë bukë dhe e mbyllim. Një qeveri e përgjegjshme mëndin 2-3 vite para jo çfarë do të ndodhe 2-3 muaj.

Bujqësia të gjithë e dinim se çfarë do të ndodhë por ne para tre muajsh i futëm një shkelm tjetër bujqësisë. Me rastin e krizës duhet që të kishim bërë të mundur që të prodhonim 30% më shumë, jemi në periudhë pranvere dhe shumica e tokave do të ngelin pa punuar, por sërish nuk është vonë. Ne duhet që të presim zinxhirin e rritjes së çmimeve që në doganë jo të monitorojmë, nëse do të subvencionojmë fermerët do të kemi një punim të gjerë të tokës. Nëse presim që bujqit të marrin kredi në banka një gjë e tillë nuk do të ndodhe kurrë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai është shprehur se një vit më parë bëmë një shpërdorim të shitjes së energjisë e tashmë ndodhemi në vështirësi.

Berisha mund të ketë punët dhe hallet e veta por për energjinë e tha të vërtetët, vjet është keqmenaxhuar kaskada me shpresën se do të kishte shi në vjeshtë por një gjë e tillë dili komplet e kundërta nëse do të kishim kontrata nuk do e blenim me 500 mijë dollarë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!