Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka përshëndetur betimin e anëtarit të 8-të të Gjykatës Kushtetuese, Sandër Beci.
Në reagimin e saj Ambasada e SHBA në Tiranë, thekson se kjo përfaqëson përparimin e pandalshëm të Reformës në Drejtësi.
Ndërsa shton se Reforma në Drejtësi do të vijojë të ecë përpara.
“SHBA mirëpret betimin e sotëm të anëtarit të 8-të të Gjykatës Kushtetuese, çka përfaqëson përparimin e pandalshëm të Reformës në Drejtësi & bashkëpunimin e vazhdueshëm të institucioneve shqiptare. Reforma në Drejtësi vijon të ecë përpara”, thuhet në njoftimin e ambasadës.