Në Maqedoninë e Veriut në raportin e fundit të ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se janë konfirmuar me Covid 319 raste nga 2 729 testime.
Në orët e fundit ka ndërruar jetën nga Covid vetëm një person.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 184, Manastir – 25, Kavadar – 23, Kumanova – 14, Prilepi – 11, Velesi dhe Kërçova – 9, Gjevgjelia – 7, Ohri – 6, Negotina dhe Dellçeva – 5, Koçani – 4, Shtip, Dibër, Proboshtip, Kratovë dhe Demir Hisar – nga 2, Tetova, Struga, Sveti Nikolla, Radovishi, Berova, Valandova dhe Vinica – nga 1.
Ndërkohë sipas ISHP betejën me Covid e kanë fituar 258 pacientë.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 304.047, prej të cilëve 292.886 janë shëruar, ndërsa 9.188 kanë ndërruar jetë./abcnews.al