Studim: Vdekjet nga alkooli u rritën me 25% gjatë pandemisë së Covid-19

schedule16:33 - 23 Mars, 2022

schedule 16:33 - 23 Mars, 2022

Numri i vdekjeve të lidhura me alkoolin gjatë vitit të parë të pandemisë së koronavirusit (2020) u rrit me 25%, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore ndërkombëtare JAMA.

Të dhënat e vdekshmërisë në SHBA u vlerësuan nga Qendra Kombëtare për Statistikat Shëndetësore për të vlerësuar vdekjet e lidhura me alkoolin midis personave të moshës 16 vjeç e lart për vitet 2019 dhe 2020.

Numri i vdekjeve për shkak të alkoolit u rrit midis viteve 2019 dhe 2020 (nga 78,927 në 99,017, një ndryshim relativ prej 25.5% ). Vdekjet e lidhura me alkoolin përbënin 2.8% të të gjitha vdekjeve në 2019 dhe 3% në 2020.

Shifrat u rritën për të gjitha grupmoshat, me rritjen më të madhe relative për personat e moshës 35 deri në 44 vjeç (39.7% ) dhe 25 deri në 34 vjeç ( 37% ). Rritjet relative në përqindje ishin të ngjashme për femrat (27.3%) dhe meshkujt (25.1%).

Ky studim tregoi se numri i vdekjeve të lidhura me alkoolin u rrit me rreth 25% midis 2019 dhe 2020, viti i parë i pandemisë COVID-19. Rritja e vdekjeve nga alkooli është një nga problemet e “fshehta” të pandemisë COVID-19, sipas profesorëve të Universitetit të Athinës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!