Një ngjarje horror ka ndodhur në shtetin fqinj.
Një 31-vjeçar në Greqi punësoi një 18-vjeçare si dado për fëmijën e tij ( që autori nuk kishte) dhe e përdhunoi nën kërcënimin e thikës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Nea Philadhelphia në Atikë, në apartamentin e burrit 31-vjeçar, i cili punësoi 18-vjeçaren nëpërmjet një postimi në Facebook. Rasti i tmerrshëm i përdhunimit u zbulua të dielën, më 20 mars. Autori , i cili nuk ka fëmijë, ka lënë takim në një pallat në rrugën Anagenniseos në Nea Philadelphia me pretekstin se kërkonte me urgjencë një dado për vajzën e tij trevjeçare.
Prwtothema.gr shkruan se pas aktit të përdhunimit 31-vjeçari është larguar nga apartamenti i tij, duke lënë derën e shtëpisë hapur. Sipas informacioneve, kamerat e pallateve në lagje kanë regjistruar 31-vjeçarin duke ikur nga pallati. Viktima pas makth që ka përjetuar ka gjetur forcën dhe ka ngritur padi ndaj përdhunuesit të saj 31-vjeçar.
Mësohet se policia arrestoi autorin në rrugën Tsamadou në Pire, pas një urdhër arresti nga Prokuroria.
Sipas burimeve policore, përdhunuesi i 18-vjeçarit vuan nga çrregullimet mendore.
Policia thuhet se po përpiqet të zbradhë nëse ka raste të tjera të ngjashme të përdhunimit të vajzave që mund të jenë kryer nga i njëjti person./abcnews.al/