EMRI/ Policët kapën të renë dhe klientin në “punë e sipër”, detaje nga aksioni në çerdhen e prostitucionit në Tiranë: Kamuflohej si qendër masazhi

schedule12:20 - 23 Mars, 2022

schedule 12:20 - 23 Mars, 2022

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i policisë në qendrën e masazheve në qendër të Tiranës ku ushtrohej prostitucion. Blutë e Tiranës kishin prej disa muajsh informacione se në atë apartament me qira në katin e dytë të një pallati ushtrohej prostitucion i kamufluar me shërbime masazhi.

Pas vëzhgimit disa mujor, policia vendosi të ndërhyjë sëfundmi duke gjetur brenda fillimisht një 21-vjeçare të quajtur Selma Hila, e cila u prezantua si pronarja e biznesit.

Pas kontrolleve nëpër dhoma, policia gjen duke kryer marrëdhënie seksuale dy të rinj. Vajza 26 vjeçare ishte punonjëse e qendrës së masazheve, ndërsa një 25-vjeçar ishte klient.

Të dy ata pretenduan fillimisht se ishin duke bërë masazh. Megjithatë, policia kishte të dhëna të plota për aktivitetin e vërtetë që kryhej aty.

Të dy ata u arrestuan duke u akuzuar për “prostitucion”, ndërkohë që 21-vjeçarja akuzohet për për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Fenomeni i qendrave të masazheve që përdoren për të ushtruar aktivitetin e prostitucionit është tejet i përhapur në Tiranë duke bërë që një numër i madh vajzash të bëhen pjesë e këtij rrjeti.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Camouflage 22”, pas hetimeve disamujore.

Operacioni policor i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

Shfrytëzonte qendrën e masazheve për aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit, vihet në pranga administratorja.

Gjithashtu arrestohen në flagrancë punonjësja e qendrës së masazheve, së bashku me një klient.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, si dhe pas transmetimeve të pamjeve filmike në një nga emisionet investigative, u finalizua operacioni policor i koduar “Camouflage 22”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– S. H., 21 vjeçe, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
– E. Y., 26 vjeçe dhe L. V., 25 vjeç, për veprën penale “Prostitucioni”.

Shtetasja S. H. administronte një qendër masazhesh në rrugën “Luigj Gurakuqi”, në të cilën kishte punësuar shtetasen E. Y., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!