Në ditën e 28 të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, një qytetar duket se është shfaqur mes rrënojave duke luajtur në violinçel.
Përmes një postimi në Twitter ai shfaqet në qendër të Kharkiv-it të shkatërruar nga lufta duke luajtur tinguj muzikorë.
Videoja prekëse tregon muzikantin ulur në qendër të shkretë të qytetit ndërsa ndërtesat e djegura dhe rrënojat e rrethojnë atë.
A man plays the cello in the center of #Kharkiv.
?️ by @suspilne_news#StandWithUkraine#StopRussianAggression pic.twitter.com/N7HogHEUAl
— MFA of Ukraine ?? (@MFA_Ukraine) March 23, 2022
Kharkiv, i cili është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, është shkatërruar nga bombardimet e vazhdueshme nga trupat ruse, ndërsa më shumë se gjysmë milioni njerëz thuhet se janë larguar nga shtëpitë e tyre javët e fundit.