Lavrov-NATO-s: Mos hyni në Ukrainë sepse ndryshe nis lufta

schedule10:19 - 23 Mars, 2022

schedule 10:19 - 23 Mars, 2022

Rusia ka paralajmëruar NATO-n se nëse futet në Ukrainë pasojat mund të ishin një konflikt i mundshëm. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u shpreh në një fjalim të mbajtur këtë mëngjes që se nëse trupat paqeruajtëse dërgohen në Ukrainë, ky veprim i NATO-s do të nënkuptojë luftë.

Kujtojmë se Polonia ka sugjeruar se një mision paqeruajtës duhet të dërgohet në Ukrainë që ta ndihmojë vendin që të mbrojë veten kundër pushtuesit.

Lavrov ishte duke mbajtur fjalimin e tij tradicional para studentëve dhe stafit në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë këtë mëngjes, ku përsëriti deklarata të thëna edhe më parë. Mes tyre ishin edhe pretendimet rreth “neo-nazizmit të përhapur në Ukrainë dhe se Perëndimi po mundohet të nxjerrë nga loja Rusinë.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!