Frutat dhe perimet, Rrapaj: Çmimet do rriten me 14% për shkak të TVSH-së

schedule16:49 - 20 Mars, 2019

schedule 16:49 - 20 Mars, 2019

Me shtimin e prodhimeve vendase në treg, qytetarët shpresojnë t’i blejnë më lirë frutat dhe perimet, por mesa duket kjo nuk do të ndodhë. Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar thotë se çmimet do të rriten me 14% për shkak të ndryshimeve në ligjin për TVSH.

Në Pazarin e Ri në Tiranë domatet mund ti blesh me 200 lekë të reja një kilogram. Shumë qytetarë nuk kanë mundësi t’i marrin.

Në treg mbizotërojnë perimet nga importi. Ngricat e muajve të shkuar kanë vonuar daljen e produkteve vendase në treg.  Ato pak që gjejnë prodhohen në sera te cilat ngrohen me lëndë djegëse e  kjo shton kostot për fermerin. Në këtë mënyrë tregtaret argumentojnë çmimet e larta ndërsa thonë se në fund të Prillit ne treg do të dominojnë prodhimi vendas. Tek konsumatorët kjo shton shpresat për ulje të çmimeve.

Me sa duket kjo nuk do të ndodhë.  Qytetaret do ti blejnë perimet rreth 14 % më shtrenjtë se vitin e shkuar thotë kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar për shkak të diferencës se rimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga prodhuesi tek grumbulluesi.

Përballe kësaj situate Rrapja jep tre zgjidhje.

Nëse kjo nuk ndodh qytetarët do të vijojnë të paguajnë më shumë për frutat e perimet ndërsa fermerët nuk do të mund t’i shesin prodhimet e tyre./abcnews.al