Nga një makinë Golf, e cila ka qenë në lëvizje, është qëlluar me armë zjarri drejt një furre buke nga një person ende i paidentifikuar.
Abc deri më tani ka zbardhur disa detaje të kësaj ngjarjeje. Pronaret e furrës drejt së cilës është qëlluar me armë, nuk njihen për persona problematikë.
Nuk dihet ende se përse është qëlluar me armë drejt furrës dhe nëse objektivi kanë qenë pronarët e saj. Ndërkaq nuk mund të themi me siguri nëse kemi të bëjmë me çështje konkurrence apo një konflikt të çastit. Policia ka shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe po mbledh provat e lëna nga autorët. Nuk dihet ende nëse në zonë ka kamera sigurie të cilat do të ndihmonin në zbardhjen e ngjarjes.
/abcnews.al