Pauza e kombëtares si “ilaç” për Vllazninë, Plori me sytë nga infermieria

schedule12:45 - 22 Mars, 2022

schedule 12:45 - 22 Mars, 2022

Vllaznia u mposht pastër 3-0 nga Egnatia në javën e 26-të të kampionatit shqiptarë, një takim që nxori në pah një skuadër që nuk mundi të merrte situatën në dorë.

Në këtë sfidë me karton të kuq u ndëshkua një nga lojtarët kryesore të shkodranëve, me Elvis Plorin që duhet t’i bëjë llogaritë pa të për ndeshjen e javës së 27-të në kampionat, takim që kuqevlutë do të vihen përballë Kastriotit.

E ndërsa superliga është në pauzë për shkak të ndeshjeve të kombëtares, duket se kjo pauzë mund të jetë “ilaç” për Vllazninë pasi nga infermieria vijnë telashe për Plorin, të cilin e shqetësojnë 3 lojtarë aty ku Da Silva, Gurishta dhe Jonuzi vijojnë me probleme.

Pauza e Kombëtares duket se do sjellë edhe riaftësimin e tyre, me kampin shkodran që shpreson të ketë grupin të plotë për ndeshjet në kampionat. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!