Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Organizata ekstremiste”, Rusia ndalon Facebook-un dhe Instagramin

schedule15:11 - 21 Mars, 2022

schedule 15:11 - 21 Mars, 2022

Një gjykatë në Moskë ka shpallur kompaninë Meta dhe zgjatimet e saj Facebook e Instagram, organizata terroriste. Për këtë arsye, shërbimet e tyre ( që aktualisht janë të bllokuara) do të ndalohen në vend.

Kërkesa për vendosjen e ndalimit të menjëhershëm të rrjeteve sociale amerikane Facebook dhe Instagram në Rusi autoritetit gjyqësor i erdhi nga shërbimet sekrete ruse. Kërkesa është bërë në një gjyq për “ekstremizëm” të zhvilluar në gjykatën e Moskës.

“Aktivitetet e Metës (kompania mëmë e Facebook dhe Instagram) janë kundër Rusisë dhe forcave të saj të armatosura. Prandaj kërkojmë që Meta të ndalohet dhe ky ndalim të zbatohet menjëherë”, tha Igor Kovalevski në seancën e parë të gjykimit.

Ndalimi u kërkua edhe nga prokurori i Moskës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!