Shtyhet vendimi për autorët e vrasjes së Marvi Mihalit

schedule17:53 - 19 Mars, 2019

schedule 17:53 - 19 Mars, 2019

Një seancë e tensionuar ka qenë ajo e së martës në gjykatën e Tiranës ku do të lexohej mbrojtja e 4 të akuzuarve për vrasjen e Marvi Mihalit.

Ka pasur përplasje mes familjarëve të djalit që u vra në korrik të 2017 për një karikues telefoni dhe prindërve të të arrestuarve si autorë ngjres së rëndë.

Tensionet ndëmjet dy familjeve në sallën e gjykatën u bë shkas që gjykata e Tiranës të shtyjë dhënien e vendimit për 4 autorët e dyshuar të vrasjes së 22-vjeçarit Marvi Mihalit, ngjarje kjo e ndodhur në korrikt të 2017.

Mbrojtja dhe më pas vendimi i katër të pandehurve u vendos më datë 26 mars. Ishin uniformat blu ato të cilët bënë të mundur shmangien e konflikteve fizike mes prinderve te viktimes Mihali dhe atyre te te akuzuarve ku dy prej tyre janë ende në kërkim, për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.

Prindërit e të riut Marvi Mihali që humbi jetën gjatë sulmit me thikë nga disa bashkëmoshatarë, paralajmëruan vetëgjyqësi nëse nuk funksionon drejtësia.

Ndërkohë, babai i një të prej të akuzuarve thotë se pala tjetër ka kërkuar dëmshprëblim për vrasjen e djalit.

Më herët prokuroria gjatë paraqitje së pretencës së saj, në seancën e 4 marsit, kishte kërkuar 25 vite burg për Kridens Allën, 24 vite burg për Dejvi Bitrajn, 20 vite për Marsel Allën dhe 18 vite burg për Eugen Bitrajn. /abcnews.al