Bombardimet intensive ruse të Mariupolit po vazhdojnë, thotë guvernatori rajonal Pavlo Kyrylenko.
Sipas tij agresioni rus po vazhdon në çdo moment ka të shtëna me armë të rëndë, ndërkohë theksoi se si pasojë e sulmeve janë plagosur edhe disa vullnertarë që kanë ndihmuar në evakuimin e të plagosurve.
“Ata vazhdojnë të sulmojnë. Bombardimet, sulmet ajrore dhe të shtënat në qytet janë të vazhdueshme. Tani ka luftime, të shtëna, po ndodhin pikërisht në qytet. Sot kemi marrë informacione se disa persona (nuk do t’i jap emrat e tyre) të cilët janë marrë me informacione dhe kanë ndihmuar në evakuimin e njerëzve, janë gjetur nën zjarr, mes tyre ka të lënduar për fat të keq, kanë qenë duke evakuuar njerëzit. Ata ishin njerëz që duhet të lëvizin, vullnetarë … që pushtuesit e dinë mirë se janë civilë, njerëz të paarmatosur – por ata kërkojnë çfarëdo preteksti që mund të gjejnë për të qëlluar kundër njerëzve paqësorë”, tha ai.
/Abcnews.al/