“Një po, një jo”: Momenti për të humbur, Monaco triumf me aromë Europe

schedule14:53 - 20 Mars, 2022

schedule 14:53 - 20 Mars, 2022

PSG është mposhtur nga Monaco sot me rezultatin 0-3 dhe regjistron një trend të çuditshëm, me një fitore, një humbje, në 6 duelet e zhvilluara në Ligue 1.

Kryesuesit e kampionatit francez sigurisht nuk rrezikojnë gjë, pasi edhe nëse fitojnë Marseille dhe Nice diferenca shkon 12 pikë.

Monaco në ndeshjen e sotme shënoi që në minutën e 25-të, me Ben Yedder. Brenda zone ai nuk fali, duke e devijuar një top në zonë.

Volland në të dytën i dha një tjetër goditje skuadrës së PSG, kurse në minutën e 82-të Monaco i mbylli llogaritë pasi fitoi një penallti.

Ben Yedder u tregua i saktë dhe i dha tre pikët skuadrës së Monaco, që afrohet me zonën euro.

Monaco-PSG 3-0

Ben Yedder 25, 82 pen. volland 68’./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!