Pas procesit të aplikimeve për zëvendësimin e anëtarëve të rinj të bordeve të universiteteve, Ministrja e Arsimit, Besa Shahini zhvilloi një takim me anëtarët e rinj. Sipas Shahinit procesi ka ecur mire dhe në të, janë reflektuar kërkesat e studentëve.
Universiteti i Vlorës dhe ai i Arteve në Tiranë kanë arritur të kryejnë një proces të rregullt zgjedhor për përzgjedhjen e përfaqësuesve nga studentët. Pritet që ky proces të përfundojë edhe në universitetin e Tiranës, universitetin e Mjekësisë dhe atë të Gjirokastrës pasi aplikimet janë të hapura./abcnews.al