Zjarri i frikshëm rrezikon Parkun Arkeologjik të Bylisit

schedule09:53 - 20 Mars, 2022

schedule 09:53 - 20 Mars, 2022

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në Bylis të Mallakastrës. Burime për abcnews.ai bëjnë me  dije se zjarri ka rënë në fshatin Hekal, pranë Parkut Arkeologjik të Bylisit.

Siç shihet edhe nga pamjet zjarri është përhapur me shpejtësi në kodrat me shkurre e pemë, pasi është favorizuar nga era.

Sipas burimeve, fatmirësisht flakët e zjarrit nuk kanë rrezikuar banesat dhe deri më tani raportohen vetëm bimë kryesisht pemë ulliri.

Ndërkohë paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!