Një ditë “JO” ka rezultuar kjo e sotme për mesfushorin e kombëtares shqiptare. Klaus Gjasula e nisi ndeshjen kundër Werder Bremen titullarë, ndërsa në minutën e 23-të të takimit ndëshkohet me karton të kuq.
Sipas “Newsport.al”, lojtari shqiptar bëri një ndërhyrje të rrezikshme ndaj kundërshtarit me gjyqtarin që i nxjerr fillimisht kartonin e verdhë, por pas rishikimit të rastit me VAR, kryesori i nxjerr të kuqin, duke e përjashtuar kështu nga fusha e lojës dhe duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë që në mesin e pjesës së parë.
Gjasula vjen kështu në grumbullimin e kombëtares i “skuqur” nga VAR, për të zhvilluar dy miqësoret ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë më 26 dhe 29 mars.
/f.a/abcnews.al