Sheriff Tiraspoli ka fituar kundër SF Gheorghem me rezultatin 3-0, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit moldav.
Protagonist në këtë fitore ishte edhe ish-fantazisti i Laçit, Regi Lushkja, i cili ka gjetur edhe golin e parë me skuadrën moldave.
Mesfushorit shqiptarë i kanë mjaftuar vetëm 2 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës, teksa hyri në fushën e lojës në minutën e 60-të ndërsa tundi rrjetën në minutën e 62-të.
Kavajasi shënoi golin e parë për Sheriffin në këtë takim duke i hapur rrugë fitores, teksa Bruno do të shënonte dopietë 74’ dhe 80’, për ti dhënë fitoren 3-0 skuadrës së tij.
/f.a/abcnews.al