Kategoria e Parë ka zhvilluar 7 ndeshjet e javës së 24-të të saj, teksa rezultate interesante ka pasur pas përfundimit të sfidave.
Korabi i vendit të 3-të nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 me Burrelin, duke bërë një hap fals në këtë takim.
Erzeni ka siguruar 3 pikët ndaj Tomorit, teksa shijakasit kanë mposhtur me shifrat 2-1 beratasit. Golat e Ymerit dhe Raboshtës mjaftuan për t’i dhënë tre pikë vendasve.
Maliqi ka suprizuar skuadrën e Besës, teksa e ka mposhtur me shifrat 3-2. Për vendsasit shënoi dopietë Mishel Kita 20’ dhe 50’, ndërsa Zaza 88’.
Fitore mori edhe Besëlidhja që mposhti 5-2 Shkumbinin, De Zhesu dhe Nunes shënuan për vendasit, ndërsa Bushi, Hasbajrrami, Gjikolaj dhe dy herë Denaj plotësuan “manitan” për miqtë.
Ndërsa Tërbuni mposhti minimalisht Butrintin, po ashtu edhe Turbina fitoi 2-0 përballë Vorës. Ndërkohë në barazim 1-1 përfundoi sfida mes Lushjnes dhe Pogradecit./f.a/abcnews.al