Kaosi për subvencionet në Fier, zyra e bujqësisë nuk ka staf

schedule20:27 - 18 Mars, 2022

schedule 20:27 - 18 Mars, 2022

Fermerët e Fierit sorollaten nëpër zyrat e bujqësisë dhe tatimeve për të aplikuar për naftë falas. Tek drejtoria e bujqësisë duhet të marrin një dokument që vërteton që janë fermerë dhe më pas t’i drejtohen tatimeve për të marrë niptin.

Në pas mund të aplikojnë për subvencionimin e naftës. Në zyrat e bujqësisë ka një numër shumë të ulët punonjësesh që më shumë shpenzojnë kohë për ti sqaruar për procedurat ndaj dhe krijohen radhë të gjata.

“Ka dyndje shumë, zyrat janë këto që janë stafi ndoshta është dhe i pamjaftueshëm. Ne dy kompjutera kemi.”

Vitin e kaluar numri i aplikimeve për naftën falas në Fier ishte jo më shumë se 1.500 ndërsa tani ka shkuar në mbi 20 mijë. Kur ka mbetur vetëm 76 ditë nga përfundimi I afatit, duket se nuk ka asnjë tentativë që të shtohet personel i cili të përballojë fluksin.

“Fermerët, Jemi për aplikimin për naftën do marr niptin. Meqë po bëjnë të tërë po i bëjmë e ne të marrim naftën dhe punojmë më lirë.”

Afati nga njëra anë dhe procedurat e ndërlikuara me staf të pamjaftueshëm nga ana tjetër ka shkaktuar radhë dhe vonesa në shërbim.

“Rreth 100 aplikime në ditë për naftën falas bëhen vetë këtu në zyrën e Adisas, në Fier. Një interes i papritur i fermerëve për këtë skemë subvencionimi dhe i paparashikuar nga autoritetet ka çuar zyrat e bujqësisë në kolaps.”

Vite më parë qindra fermerë hezitonit të aplikonin për naftë falas se nuk kishin besim se do përfitonin.

Ndërsa këtë vit janë dyndur nëpër zyrat e bujqësisë pasi çmimi i naftës është rritur. Po jo të gjithë mund të përftojnë prej fondit 14 milionë dollar pasi Ministrisë së Bujqësisë e ka bërë të qartë se më shumë shanse për të përfituar kanë ata që aplikojnë ditët e para. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!