Kancelari austriak: Kosova nuk është vetëm, nëse kërcënohet do të reagohet shpejt

schedule17:22 - 18 Mars, 2022

schedule 17:22 - 18 Mars, 2022

Kancelari austriak Karl Nehammer i ka dhënë mbështetje Kosovës për anëtarësimin në BE, duke thënë se për këtë çështje do të angazhohet. Ai u shpreh se procesin do ta përshpejtojnë edhe me Gjermanisë si aleate e madhe e Kosovës.

“Edhe kryeministri e përmendi që Austria të jetë urë lidhëse me BE-në. Kemi zhvilluar biseda të mira se si mund të përshpejtojmë procesin, prandaj do të jetë e rëndësishme për ne që edhe Republikën Federale të Gjermanisë ta përfshijmë, sepse edhe ata janë miq të Kosovës që ta përshpejtojmë anëtarësimin në BE. Besoj që bashkë do t’ia dalim, sepse për Austrinë Ballkani Perëndimor është një pikë  gjeostrategjike dhe gjeopolitike. Kemi lidhje historike me njëri-tjetrin dhe është e rëndësishme që edhe në të ardhmen të jemi të lidhur së bashku. Për këtë Kosova duhet të jetë brenda Bashkimit Europian dhe për këtë duhen perspektiva të mëdha”.

Ndërsa, duke u ndalur te çështja e Ukrainës Nehammar u shpreh se në këtë situatë duhet shikuar për ndikimin që mund të ketë dhe si mund të ndihmojnë shtetet njëra tjetrën.

 “Federata ruse e ka sulmuar Ukrainën dhe ne duhet të shohim për ndikimin që mund të ketë, dhe si mund të ndihmojmë njëri – tjetrin. Është e rëndësishmes që Austria të jetë urë-lidhëse me Bashkimin Evropian, ne kemi zhvilluar biseda se si mund ta përshpejtojmë procesin. Ne kemi lidhje historike njëri me tjetrin, dhe është e rëndësishme të jemi të lidhur edhe në të ardhmen. Austria paraqet kontingjentin më të madh jo të NATO-s që është në Kosovë. Është e rëndësishme që edhe Bosnja e Hercegovina edhe Kosova ta dinë se nuk janë vetëm, prandaj nëse ka kërcënime të dihet të reagohet shpejtë, këto nuk janë vetëm fjalë.”

Nehammer tha se i di problemet e Kosovës me Serbinë, por se duhet të shikojë nga e ardhmja. Kancelari austriak ka ftuar edhe kryeministrin Kurti për një vizitë në Austri. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!