Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

60 civilë, përfshirë 4 fëmijë janë vrarë nga sulmet ruse në Kiev

schedule13:51 - 18 Mars, 2022

schedule 13:51 - 18 Mars, 2022

Sipas një njoftimi të Këshillit të qytetit të Kievit  60 civilë, përfshirë katër fëmijë, janë vrarë që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, 3 javë më përpara, shkruan CNN

Më shumë se 160 ushtarakë ukrainas dhe luftëtarë gjithashtu janë vrarë vetëm në Kiev. Ndërsa janë plagosur 889 persona, nga të cilët 241 janë civilë, përfshirë 18 fëmijë.

Për më tepër, 36 ndërtesa banimi, gjashtë shkolla dhe katër kopshte janë ndër ndërtesat e shkatërruara nga sulmet ruse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!