Atalanta bëri siç duhet “detyrat e shtëpisë” teksa mposhti 1-0 në takimin e dytë Bayer Leverkusen, me takimin e parë që kishte përfunduar në shifrat 3-2 për skuadrën e Gian Piero Gasperimit.
Pas kësaj fitoreje, skuadra italiane kualifikohet në çerekfinale të Europa League, ndërsa për “Sky Sport Italia” trajneri Gesperini do të shprehej se është kënaqësi e madhe të kalosh në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni.
Gjithashtu tekniku i italianëve shprehet se nuk është vetëm Barcelona i vetmi rival i fortë, pasi edhe Sevilla dhe West Ham janë skuadra të vështira dhe që kërkojnë trofeun.
“Është kënaqësi e madhe të arrish në çerekfinale. Vuajtëm pak në pjesën e dytë, por në përgjithësi ishte një kualifikimi i merituar. Tani presim shortin, por së pari shijojmë këtë mbrëmje. Mund të kishim bërë një paraqitje më të mirë, por treguam vlera të rëndësishme që janë të nevojshme në këtë nivel.
E përgëzova trajnerin Gerardo Soane, pasi po i merr më të mirën një skuadre me shumë talente të reja. Jemi të lumtur për kualifikimin, por ishte me të vërtetë shumë i vështirë”, tha fillimisht tekniku italian, i cili më pas foli edhe për emra të veçante në skuadrën e tij.
“Boga ka karakteristika të mira dhe shpresoj që ky gol t’i japë atij besimin që i nevojitet për pjesën tjetër të sezonit. Demiral është vërtetë i fortë në ajër, por ai gjithashtu po punon shumë. Nëse arrin të bëhet më atlet përmes stërvitjes, mund të përmirësohet edhe më shumë. Jemi shumë të kënaqur me paraqitjen e tij”.
“Vetëm Barcelona jo si rival? Ka edhe ekipe të tjera shumë të vështira, si West Ham. Unë kurrë nuk përpiqem të zgjedh kë do të doja të kisha kundërshtar para një shorti”, përfundoi deklaratën e tij Gasperini. /f.a/abcnews.al

