Deputeti Flamur Noka në studion e “Log.” rrëfeu përballjen me Lulzim Bashën. Noka tha se sëbashku me Edi Palokën janë shkëmbyer me Bashën në hollin e Parlamentit, dhe ky i fundit ka tentuar t’i takojë.
Demokrati tha se e kanë shmangur takimin me Bashën, ndërsa thekson se në atë moment i është kujtuar sesi në janar ai iu thoshte ambasadorëve se Noka dhe Berisha janë vrasës.
Lexo edhe: Alizoti: Kryetari real i PD do të jetë ai që mund Sali Berishën
“Jemi shkëmbyer në korridorin e parlamentit. Ai ka ndaluar. E vërteta e vetme është që në korridor të kuvendit. Ai është në stilin e tij. Ditën më të sikletshme të tij ku kishte marrë vesh që një grup deputetësh po organizohen t’i kërkojnë largimin dhe ishte hera e parë që e pashë në kafe dhe po mundohej t’i lëpihej çdo deputeti. Në korridor ne po dilnin, u mundua të afrohej për t’u takuar, por nuk e gjykuam. Korridori ishte i gjerë.
Mu kujtua në atë moment vetëm një gjë: Lulzim Bassha se bashku me ndonjë rreth vetes që ka aty që kishin shkuar edhe më datën 7 janar, por edhe në 9 ambasadë më ambasadë duke u thënë se unë dhe Berisha ishim vrasës dhe kishim shkuar për ti vrarë. Vetëm për këtë kisha neveri për ta takuar.
Mua m’u faneps një Lul së bashku me mëkëmbësen e tij duke iu thënë ambasadorëve se është në kriminel Flamur Noka. Unë gëlltis shumë gjëra, por këtë gjë e kam të vështirë ta gëlltis”, tha Noka. g.v/abcnews.al