Policia e Vlorës ka kapur Renato Avdulin i shpallur në kërkim policor nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si i implikuar në trafikun e drogës me grupin kriminal të Taulant Haxhiraj. Sipas prokurorisë Avduli ish oficer i policinë në Vlorë ishte pjesë e grupit kriminal që u godit në 2016, ndërsa u arrestua Taulant Haxhiraj, nga Vlora, dhe u kapën 7 mijë rrënjë kanabis. Avduli rezulton si një ndër 40 personat e përfshirë në drogën masive të kultivuar në fshatra të Vlorës, ku u zbuluan të mbjella rreth 7 mijë rrënjë, ndërsa 10 tonë të tjerë ishin në proces përpunimi pas korrjes.
Gazetar: Elton Nika