Rusët bombardojnë fshatin në veri të Kievit, humb jetën një fëmijë dy vjeç

schedule18:54 - 17 Mars, 2022

schedule 18:54 - 17 Mars, 2022

Një fëmijë dy vjeç ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë kanë mbetur të lënduar pasi trupat ruse bombarduan fshatin Novi Petrivtsi, në veri të Kievit.

Lajmin e bëri të ditur policia rajonale.

Në një deklaratë në Facebook, policia njoftoi se forcat ruse qëlluan me artileri të rëndë në shtëpitë e banimit në lagjen Vyshhorod. Një ndërtesë apartamentesh u shkatërrua dhe ndërtesat fqinje u dëmtuan në sulmin e sotëm, sipas tij. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!