Shkak zënka me një punonjës në FFK, lirohet presidenti Agim Ademi

schedule14:20 - 17 Mars, 2022

schedule 14:20 - 17 Mars, 2022

Agim Ademi është liruar nga ambientet e paraburgimit, pasi ishte shoqëruar mbrëmjen e djeshme për shkak të një zënke me një nga punonjësit e federatës, Artan Govorin.

Ky i fundit vetë për mediat deklaroi se nuk ka pasur përleshje, por debat që nuk kishte të bënte me punën.

Më pas u raportuar se Ademi ishte thirrur nga punonjësit e policisë për të bërë deklaratën e tij, mbi pretendimet se kishte sulmuar dikë. 12 orë më pas presidenti i FFK është liruar. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!