Prostestoi kundër luftës, gazetarja: “Jo të gjithë rusët janë të tillë”

schedule13:56 - 17 Mars, 2022

schedule 13:56 - 17 Mars, 2022

Gazetarja e televizionit shtetëror rus, e cila kundërshtoi hapur luftën kundër Ukrainës live në një edicion informativ tha se nuk mund të qëndronte pa reaguar, shkruan BBC

“Unë doja t’i tregoja audiencës perëndimore se rusët janë kundër luftës. Jo të gjithë rusët janë të tillë,” tha Marina Ovsyannikova.

Ovsyannikova, e cila u gjobit me 30,000 rubla, sipas ligjeve kundër protestave në Rusi, tha se e dinte se do të arrestohej.

“Mos besoni kanalet e Kremlinit,” tha ajo për BBC-në.

“Mësoni të kërkoni informacion, analizojeni ato. Burime perëndimore, burime ukrainase, e kuptoj se është shumë e vështirë në kushtet e një lufte  të gjesh informacione alternative, por duhet të përpiqesh ta kërkosh.”

Ovsyannikova u arrestua dhe u mor në pyetje për 14 orë pas ngjarjes.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!