Kanye West është pezulluar nga Instagrami për 24 orë pasi ka shkelur politikat e kompanisë. Një zëdhënës i Meta-s tha se përmbajtja nga profili i tij është fshirë pasi postimet e fundit të reperit kishin shkelur politikat e rrjetit social për gjuhën e urrejtjes, bulizmit dhe ngacmimit.
Ai nuk është në gjendje të postojë, komentojë apo dërgojë mesazhe për 24 orë. Nëse 44-vjeçari vazhdon të shkelë rregullat, kompania do të ndërmarrë hapa shtesë. Pezullimi i përkohshëm vjen pasi Kim Kardashian, pretendoi se reperi i kishte shkaktuar shqetësim emocional.
Kardashian i referohej postimeve të shumta që Kanye ka publikuar në Instagram duke sulmuar të dashurin e saj të ri, Pete Davidson. West ka përdorur Instagramin për të adresuar gjithashtu betejën e vazhdueshme për kujdestarinë me Kardashian dhe e ka akuzuar atë se i mban fëmijët e tyre larg tij.
/abcnews.al