OBSH: Omicron varianti më ngjitës i Covid

schedule23:18 - 16 Mars, 2022

schedule 23:18 - 16 Mars, 2022

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu sot shqetësimin për rritjen e rasteve me Covid në mbarë botën, edhe pse gjithnjë e më pak njerëz po testohen për virusin.

Kreu i organizatës ndërkombëtare Tentros, Antanom Grebregesos, tha sot se rritja globale e rasteve mund të jetë maja e ajsbergut pasi disa vende raportojnë gjithashtu një ulje të normave të testimit.

“Gjatë javës së kaluar, ne kemi parë një rritje prej 8% të rasteve të zbuluara, me më shumë se 11 milionë raste të raportuara në OBSH, pavarësisht një reduktimi të ndjeshëm të testeve të zbulimit në mbarë botën,” tha epidemiologia e OBSH-së Maria Van Kerkov në një konferencë për shtyp.

Kerkov, beson se rishfaqja e rasteve është rezultat i një kombinimi faktorësh. Vala e infeksioneve është rritur shumë nga nënvarianti BA.2 i Omicron. Pa dyshim, BA.2 “është varianti më ngjitës i virusit SARS-CoV-2 që kemi parë deri më tani,” këmbënguli Kerkov.

Kësaj i shtohet edhe heqja e masave kundër Covid-it në shumë vende, gjë që i jep virusit “mundësinë e përhapjes”, si dhe një mbulim jo të plotë vaksinimi në shumë vende të botës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!