Pavijoni shqiptar në edicionin e 59 të Bienales së Venecias, është pagëzuar me emrin Lumturie Blloshmi, “Nga e para”.
Studiues të artit pamor në bashkëbisedim me kuratoren Adel Demetja një muaj para ngjarjes më të rëndësishme të artit pamor botërorë, nxjerrin në pah veçantit e saj. Eleni Laperi thotë se arti për Lumen ishte frymë.
Studiuesja Suzana Varvarica risjell ndërmend punimin Kamasutra, me bretkosa. Artistja serviri nje darke provokuese me të pranishmit duke shijuar bretkosat dhe për të biseduar rreth instalacionit, por asaj bisede guxuan t’i bashkoheshin vetëm dy vetë.
Krenar Zejno ndalet tek kundërvënia në veprën e saj.
Jeta dhe vepra, e artistes rebele Lumturie Blloshmi do të përshfaqen në Edicionin e 59-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia nga 23 prill deri në fund të nëntorit. Lumturie Blloshmi do prezantohet në tre dimensione 14 punime në pikturë, autoportrete dhe vepra konceptuale që datojnë nga viti 1966- deri në 2015. Studio dhe detaje të jetës shkruar nga dora e artistes do vijnë përmes një arkivi virtual, sipas kuratores. /abcnews.al/