Një nga shenjat më të dukshme që ju keni diabet është niveli më i lartë se normali i glukozës në gjakun tuaj. Por, përpara se të arrini në këtë pikë, ka shenja paralajmëruese që mund t’ju shtyjnë të bëni testin e diabetit.
Këto janë shenjat paralajmëruese se mund të keni diabet
Ndiheni të uritur dhe të lodhur më shumë se zakonisht
Kur hani, trupi juaj e konverton ushqimin në glukozë, të cilën qelizat e përdorin për energji. Por në mënyrë që qelizat tuaja të përdorin glukozën, ato kanë nevojë për insulinë.
Nëse trupi juaj nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, ose aspak, ose qelizat tuaja i rezistojnë insulinës, glukoza nuk mund të hyjë në to dhe kjo do të thotë se nuk do të keni energji dhe mund të ndiheni më të lodhur dhe të uritur se zakonisht.
Mund të urinoni më shpesh dhe të keni etje
Njerëzit me diabet priren të urinojnë shumë më tepër se mesatarja, zakonisht katër deri në shtatë herë në 24 orë. Dhe sigurisht nëse urinoni më shpesh, nevojiten më shumë lëngje në mënyrë që të keni më shumë etje.
Mund të keni gojë të thatë dhe lëkurë të kruar
Ndërsa trupi juaj përdor lëngje për të prodhuar më shumë urinë se zakonisht, ka më pak lagështi për organet e tjera, të tilla si goja dhe lëkura.
Ju mund të përjetoni shikim të paqartë
Cikli vicioz i prodhimit të tepërt të urinës dhe etjes ndikon gjithashtu në shikimin tuaj. Kur nivelet e lëngjeve të trupit tuaj ndryshojnë, ato mund të shkaktojnë që lentet në sytë tuaj të fryhen, duke shkaktuar që ato të ndryshojnë formën dhe të humbasin aftësinë e tyre për t’u fokusuar.
Pra, nëse jeni duke përjetuar të gjitha këto simptoma, është e rëndësishme të bëni testin për diabetin. Diagnoza e hershme është çelësi për të shmangur dëmtimet nervore, problemet e zemrës dhe komplikimet e tjera./abcnews.al