Sanksionet e vendosura ndaj pronarit të Chelsea, Roman Abramovich e kanë lënë klubin në një pozicion të pasigurt dhe janë vendosur për t’u shitur.
Aktualisht, asnjë nënshkrim apo shitje e lojtarëve nuk mund të bëhet dhe asnjë kontratë e re nuk mund t’u ofrohet yjeve ose stafit aktual.
Kështu mediat angleze bëjnë të ditur formacionin e mundshm të Chelsea ku priten shumë ndryshme.
Armando Broja pritet të rikthehet nga Southampton ku ka shkëlqyer këtë sezon, duke zëvendësuar Lukakun i cili mund të rikthehet te Interi.
Sa i përket largimeve Cesar Azpilicueta, Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen do të largohen nga klubi, së bashku me të riun Xavier Simons.
Efekti këtë sezon nuk do të jetë shumë i dëmshëm për ekipin për momentin, por sezonin e ardhshëm, edhe nëse gjendet një blerës dhe klubi ndryshon duart, paratë mund të jenë shumë më të shtrënguara.