Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi i cili është anëtar i Komisionit të Rithemelimit, ka komentuar në emisionin ‘Radari Informativ’ në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar situatën politike brenda demokratëve.
I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi nëse ka negociata mes deputetëve të PD dhe anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit për bashkimin e partisë, Bylykbashi e mohoi.
Ai tha se është e përcaktuar në statut se si bashkohet partia, që është përmes procesit të votimit.
‘Për sa i takon atij që është organi më i madh vendimmarrëse që është Kuvendi që u mblodh më 11 Dhjetor, nuk ka një kryetar, por është organi kolegjial që është Komisioni i Rithemelimit që është i përkohshëm, që me Kuvendin e ri Komisioni e humbet funksionin.
Ka kontakte mes kolegësh. Kolegëve ju desh 6 marsi, për të arritur në konkluzionin. Nuk ekziston një koncept i tillë negociatash. Nuk negociohet statuti i PD. Statuti i PD përcakton që demokratët të bashkohen tek kutia e votimit, që është vota e lirë e fshehtë në kutinë e votimit’, tha Bylykbashi. /Abcnews.al/