Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, pjesë e Rithemelimit të PD thotë se Lulzim Bashës nuk duhet t’i kërkohet dorëheqja, pasi u shkarkua nga Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit.
I ftuar në studion e “Radar Informativ” me Juli Xhokaxhi, Bylykbashi tha se shpreson që kolegët e tjerë në PD, të cilët i kërkojnë Bashës dorëheqjen të arrijnë pikërisht në këtë konkluzion. Sipas tij, bashkimi me vendimin e 11 Dhjetorit mbyll diskutimin në selinë blu.
“Së pari paska kërkuar pak, se si rregull ka do dy muaj kohë. Ky është mekanizmi i tij. Nuk e di mund të kërkojë kohë dikush kur ia kërkojnë të gjithë të ikë. Po ia kërkojnë edhe ata që e mbrojtën deri në datë 6.
Për sa na përket ne dhe PD. Mos të harrojmë Kuvendin në 11 dhjetor. Ata që e ndjekin Bashën në këtë rrugëtimin e tij që të gjithë po i çudit. Më datë 11 ai Kuvend nuk zhbëhet.
Më shumë se simbolika, 11 dhjetori është kuvendi që bëri dy gjëra të rëndësishme, ndryshoi statutin, u fut referendumi që u zbatua më 18 dhjetor.
Dikush kërkon dorëheqjen, nga dikush që është i shkarkuar nga partia. Besoj se kolegët e mi do të arrijnë te konkluzioni se rruga më e thjeshtë për ta, për të ruajtur edhe dinjitetin është që të mos lodhen fare, t’i kërkojnë dorëheqjen; bashkimi me vendimin e 11 Shjetorit për shkarkimin e mbyll këtë diskutim”, tha ai. g.v/abcnews.al