Aktori Florian Agalliu ka vizituar këtë të shtunë barin e “Thumb”. Gjatë bisedës me Aulonën dhe Fatmën ai ka treguar disa prej sekreteve që ndoshta nuk i kemi ditur kurrë për të, keqkuptimin me drejtuesit e Top Channel dhe largimin nga ekrani.
“Unë nga Televizioni do iki shumë shpejt, besoj sezonin tjetër nuk jam më. Është bërë rutinë. Ju duhet ta kuptoni edhe vetë.
Unë nisa një projekt për një herë në javë, me disa kamera të fshehta, por ky projekt ngeli përgjysmë si pasojë e një keqkuptimi me drejtuesit e Top Channel, dhe nuk u realizua. Kemi xhiruar 4 seri dhe jemi në pritje të blerësit të radhës. Në momentin që ata u tërhoqën dhe unë nuk mund të shfaqem në një TV tjetër pa përfunduar kontrata me Top Channel”.
I pyetur se çfarë roli nuk do të luante kurrë dhe Flori përgjigjet me shumë siguri se nuk do të luante rolin e një homoseksuali.
“Do ti thoja jo përsa kohë ishte në Shqipëri rolit të një homoseksuali, sepse na përndjekin gjithë kohën dhe se kuptoj pse. Përsa kohë ti nuk jep shenja homoseksualiteti nuk e kuptoj pse duhet të të përndjekin. Problemi është që jam një mashkull dhe përfaqësoj një lloj seksi dhe nuk do të doja kurrë që në atë rol që do të bëja të paragjykohesha se mund të jepja shenja edhe si homoseksual.
Ti një gjë bën në media dhe masakrohesh nga komentet, që unë të dalë në një film ajo skena të publikohet diku dhe të shoh 700 000 njerëz që vjellin vrer për një rol që ti ke harxhuar djersë, mund , mund ta kesh bërë edhe pa asnjëlloj pagese, të kesh lënë vajzën me temperature dhe ata të tallin b…. kurse te Neflitx do ta bëja me shumë kënaqësi”.
/abcnews.al