Xavi del fitimtar, ia rrëmbeu Realit talentin 18-vjeçar vetëm me një telefonatë

schedule17:00 - 15 Mars, 2022

schedule 17:00 - 15 Mars, 2022

Xavi Hernandez ka rikthyer besimin dhe gëzimin e tifozëve katalanas, teksa Barcelona nën urdhrat e teknikut spanjoll po “korr” rezultate pozitive të cilat e kanë dërguar Barçën në 3-vendet e parë në La Liga.

E nëse blaugranat po bëjnë mirë në fushën e lojës, drejtuesit kërkojnë të “peshkojnë” talente të reja për t’i bërë pjesë të skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Barcelona fatmirësisht në gjirin e saj ka talentë të rinj të cilët po bëjnë paraqitje fantastike, mjafton të përmendim Torres, Gavi, Pedri të cilët japin shumë perspektiva për të ardhmen. Por kësaj liste do t’i shtohet edhe 18-vjeçari i Racing Santander, Pablo Torre.

Sipas “The Athletic” raportohet se katalanasit kanë bërë të tyre mesfushorin e talentuar , ndërsa kanë nënshkruar një marrëveshje deri në vitin 2026.

Burimi në fjalë tregon gjithashtu se Barcelona e rrëmbeu nga duart e Real Madridit Torre përmes një videotelefonate nga Xavi Hernandez.

Mesfushori 18-vjeçar ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë nëntë asistime për Racing Santander në divizionin e tretë spanjoll këtë sezon, duke e vendosur atë në listën e dëshirave të klubeve më elitare të Evropës.

Pavarësisht interesit të madh nga jashtë, në Ligën Premier dhe Bundesliga, ishte Barcelona ajo që fitoi garën e nënshkrimit të tij me Torre, me katalanasit që  kanë paguar 4.5 milionë euro për të siguruar nënshkrimin, por shtesat e arritshme nënkuptojnë se vlera totale e transferimit është 18 milionë euro. /f.a/abcnews.al