Ministri i Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, “plani i sulmit të Rusisë nuk po funksionon por si rezultat ata kanë shenjestruar më shumë zona të civilëve”, shkruan BBC
“Ata e kishin menduar se do të ishte e lehtë, nuk e kishin menduar rezistencën e ukrainasve.” Mjerisht si një nënprodukt i zemërimit dhe zhgënjimit të Putinit për sulmin joefektiv, ne po shohim një përshkallëzim në “shënjestrimin e civilëve dhe infrastrukturës civile“, tha ai.
I pyetur nëse lufta mund të përfundojë deri në maj, siç sugjerojnë disa zyrtarë ukrainas, Cleverly thotë se është “tepër e vështirë” të bëhen parashikime të tilla, por Mbretëria e Bashkuar duhet të sigurohet që Putini të dështojë në Ukrainë.
/abcnews.al