Dëshmia rrëqethëse e 12-vjeçarit që gjeti nënën dhe vëllezërit të vrarë në shtëpi: Pashë gjak, mora vëllanë në krahë dhe vrapova

schedule13:45 - 14 Mars, 2022

schedule 13:45 - 14 Mars, 2022

Vrasja e familjes shqiptare në mënyrë makabre në Andraviada të Greqisë nga pronari i shtëpisë tronditi mbarë Shqipërinë dhe Greqinë.

Fëmija 12-vjeçar që gjeti njerkun, nënën dhe 2 vëllezërit të vdekur në shtëpi foli për ngjarjen tragjike. Në një intervistë për emisionin “Buzëqesgja e Fëmijës” në televizionin Mega, 12-vjeçari rrëfeu me detaje se çfarë pa atë mbrëmje në shtëpi.

“Më kujtohet vetëm që kam trokitur në derë dhe kur trokita nuk e hapi askush . Unë bërtita “mami për atë Zot hape derën”. Askush nuk u përgjigj. Prandaj dhe kalova nga gardhi i shtëpisë , kaloja çdo ditë aty kur mami nuk ishte në shtëpi. Sapo hyra në shtëpi, para se të tërheq perden dëgjova hapat e dikujt që po largohej me vrap, ai u çua nga krevati hapi derën dhe iku.
Pashë gjak në tokë, e kapa me gishta dhe mendova se kishte vjellë mami, sepse atë ditë ajo kishte temperaturë”, ka treguar 12-vjeçari.

“Thashë mami çfarë ka ndodhur”, dhe askush nuk u përgjigjet. Nuk shoh njeri në banjë. Marr dritën e elektrikut në dorë, e hap, filloj të bërtas dhe shkoj te miqtë e mi . Nuk mund ta hapja derën. Shoh një nga vëllezërit e mi të vegjël, e marr, e nxjerr jashtë dhe bashkë me të shkova në një dyqan 100 metra larg . Nuk mbaj mend asgjë tjetër kjo. Kjo ngjarje nuk do të harrohet”,tha 12-vjeçari.

“Ajo që mbaj mend nga nëna ime është se sa herë që vija në Athinë më telefononte , nuk do ta harroj kurrë.”
Për gjendjen e djalit të tij në të njëjtin emision ka folur edhe ish-bashkëshorti i viktimës.

Nuk fola me askënd nga Andravida, mora fëmijën dhe u largova ”, ka treguar ish-bashkëshorti i viktimës, duke shtuar se është trembur nga ajo që i ka thënë fëmija .
“Policia e Pirgos më thirri (për të shkuar në Andravidë). Fëmija tani do të shkojë në shkollë (në Athinë) ku shkonte dikur, para se të ndaheshim me ish-bashkëshorten./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!